Plarent Ndreca: Largimi i kryeministrit me dhunë, precedent i rrezikshëm, beteja për zgjidhje politike bëhet në Kuvend

Plarent Ndreca: Largimi i kryeministrit me dhunë, precedent i rrezikshëm, beteja për zgjidhje politike bëhet në Kuvend

Avokati Plarent Ndreca u shpreh se mënyra e zgjedhur për të larguar kryeministrin Rama me protesta të dhunshme është një precedent i rrezikshëm për qeverinë pasardhëse. Sipas tij, zgjidhja politike do të bëhet në Kuvend. “Kërkesa e protestuesve është thelbësisht politike. Sigurisht që mënyra që kanë zgjedhur, jo për të sotmen pasi ishte paqësore, por mënyra  e zgjedhur me protesta të dhunshme, cenimi i pronës publike dhe private, nuk mund të pranohet për të zëvendësuar një kryeministër. Është precedent i rrezikshëm edhe për qeverinë pasardhëse. Mund të çohet opozita pasardhëse dhe të kërkojë të njëjtën gjë. Nga pikëpamja kushtetuese, beteja kryesore me zgjidhje politike bëhet në parlamentin e Shqipërisë. Ose do të ketë zgjidhje politike që është vetë kryeministri dhe qeveria që të thonë se...