Plani i masave nga Rama, KE: Jemi në dijeni, por nuk jemi të përfshirë në hartimin e paketës!

Plani i masave nga Rama, KE: Jemi në dijeni, por nuk jemi të përfshirë në hartimin e paketës!

Komisioni Europian reagon për paketën ligjore të njoftuar nga kryeministri Edi Rama, pas protestave dhe episodeve të dhunës në Shqipëri. Në një përgjigje për gazetraren e A2 CNN, Komisioni Europian thekson se as Komisioni dhe as Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri nuk janë përfshirë në përgatitjen e kësaj pakete. “Jemi në dijeni të njoftimit të kryeministrit Rama për një paketë ligjore që synon t’i përgjigjet dhunës gjatë protestave. As Komisioni dhe as Delegacioni i BE-së në Shqipëri nuk janë përfshirë në përgatitjen e propozimit, i cili nuk është bërë publik”, thuhet në përgjigjen e KE-së. Ndërkohë, Komisioni Europian thekson se do të vijojë të monitorojë nga afër angazhimin e Shqipërisë për respektimin e shtetit të së drejtës dhe mbrojtjen e të drejtave themelore, përfshirë...