Plani “fshesa” në Gjermani, AfD-ja zotohet të deportojë mbi një milion refugjatë

Plani “fshesa” në Gjermani, AfD-ja zotohet të deportojë mbi një milion refugjatë

Partia e djathtë radikale Alternativa për Gjermaninë (AfD) ka intensifikuar kërkesat për deportimin e më shumë se një milion personave, aplikimet e të cilëve për azil janë refuzuar. Deklaratat vijnë vetëm pak ditë pas rezultatit të fortë të partisë në zgjedhjet rajonale. Gjatë një debati të tensionuar në parlamentin gjerman, bashkëkryetarja e AfD-së, Alice Weidel, deklaroi se rezultati zgjedhor përfaqëson, sipas saj, një kërkesë të qytetarëve për një ndryshim të thellë të politikës së migracionit. Weidel kritikoi qeverinë për menaxhimin e emigracionit dhe pretendoi se në Gjermani ndodhen ende më shumë se një milion persona, kërkesat e të cilëve për azil janë refuzuar. Sipas saj, këta persona duhet të largohen nga vendi. Ajo e lidhi gjithashtu emigracionin me rritjen e pasigurisë dhe kriminalitetit, duke përmendur...