Plagosje me armë zjarri në Durrës

Plagosje me armë zjarri në Durrës

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar pak momente më parë në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 1, në zonën e Vollgës. Mësohet se një i ri ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Durrësit, ku po merr ndihmën mjekësore. Në vendngjarje ndodhen efektivët e Policisë, të cilët kanë nisur veprimet për të dokumentuar rrethanat e ngjarjes. Ende nuk dihen rrethanat e sakta të plagosjes, ndërsa detaje të reja pritet të zbardhen në vijim.