Plagosje me armë zjarri në Durrës, 61-vjeçari qëllon 52-vjeçarin pas sherrit

Plagosje me armë zjarri në Durrës, 61-vjeçari qëllon 52-vjeçarin pas sherrit

Një 52-vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 1 të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, pas një konflikti për motive të dobëta. Sipas policisë, 61-vjeçari me inicialet F. F., banues në këtë lagje, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri 52-vjeçarin E. Sh. I plagosuri ka marrë një plumb në dorë dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia bën me dije se ai është jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ngritur pika kontrolli, ndërsa vijon krehja e zonës për kapjen e autorit të dyshuar. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin...