Plagosje, drogë, mashtrim…40-vjeçari në kërkim nga Italia kapet në Sauk (EMRI)

Plagosje, drogë, mashtrim…40-vjeçari në kërkim nga Italia kapet në Sauk (EMRI)

PAMJE NGA ARRESTIMI TIRANË-Ornado Çeta alias Ceta, 40 vjeç i shpallur në kërkim nga Italia është arrestuar në Sauk, Tiranë. Çeta, i konsideruar person me rrezikshmëri të lartë rezulton i dënuar nga Gjykata e Apelit e Triestes me 21 vjet e 9 muaj e 20 ditë burgim për disa vepra të rënda penale.  40-vjeçari akuzohet për veprat penale “Vjedhje të rënda”; “Mashtrim”; “Trafikim të lëndëve narkotike”; “Posedim të pasurisë me origjinë kriminale”; “Plagosje”; “Kanosje”; “Kundërshtim ndaj punonjësve të policisë”. Nga dënimi i dhënë, i kanë mbetur për të vuajtur 20 vjet, 6 muaj e 14 ditë burgim. Njoftimi i policisë: Finalizohet një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “FAST”. Kapet në Tiranë një person i kërkuar nga Italia, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar me...