Plagosja e rëndë e 38-vjeçarit në Mirditë, arrestohet 23-vjeçari, në kërkim vëllai i tij

Plagosja e rëndë e 38-vjeçarit në Mirditë, arrestohet 23-vjeçari, në kërkim vëllai i tij

Një 23-vjeçar është arrestuar në Mirditë, pasi dyshohet se së bashku me vëllanë e tij 31-vjeçar ka plagosur rëndë një 38-vjeçar me mjete të forta në qytetin e Rrëshenit. I riu ishte shpallur në kërkim, pasi ndaj tij Gjykata e Lezhës kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Kapja e tij u bë në kuadër të operacionit policor të koduar “Brothers”, të zhvilluar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 27 tetor 2026, në Rrëshen, ku 23-vjeçari, në bashkëpunim me vëllanë e tij, J. Gj., 31 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjete të forta shtetasin E. Gj., 38 vjeç, duke i shkaktuar...