Plagosi me armë 22-vjeçarin dhe i vodhi makinën, kapet në Rinas 47-vjeçari nga Kurbini

Plagosi me armë 22-vjeçarin dhe i vodhi makinën, kapet në Rinas 47-vjeçari nga Kurbini

Një 47-vjeçar, i identifikuar si Klodian Ndoj, banues në fshatin Sanxhak të Kurbinit, është ndaluar në pikën kufitare të Rinasit, teksa tentonte të largohej nga Shqipëria. Ai akuzohet se në muajin korrik plagosi me armë zjarri një 22-vjeçar me inicialet V. P., gjatë një konflikti për motive të dobëta në Sanxhak, si dhe i vodhi automjetin. Në gusht, Gjykata e Lezhës kishte caktuar ndaj 47-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg” për plagosje të rëndë me dashje, vjedhje dhe armëmbajtje pa leje. Njoftimi i Policisë: Lezhë Plagosi me armë zjarri, një 22-vjeçar 3 muaj më parë, në Sanxhak, dhe i vodhi automjetin, kapet në tentativë për të dalë jashtë shtetit, 47-vjeçari. Si rezultat i koordinimit operacional dhe informativ, ndërmjet specialistëve për Hetimin e Krimeve të...