Plagosi me armë 22-vjeçarin dhe i vodhi makinën, arrestohet 47-vjeçari në Rinas
Një 47-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosjen me armë zjarri të një 22-vjeçari dhe vjedhjen e automjetit të tij është arrestuar në Rinas. Policia njofton se ai u kap në tentativë për të dalë jashtë Shqipërisë. Njoftimi i Policisë Plagosi me armë zjarri, një 22-vjeçar 3 muaj më parë, në Sanxhak, dhe i vodhi automjetin, kapet në tentativë për të dalë jashtë shtetit, 47-vjeçari. Si rezultat i koordinimit operacional dhe informativ, ndërmjet specialistëve për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe shërbimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin, me shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Rinas, u ndalua në dalje të Republikës së Shqipërisë, shtetasi në kërkim, K. N., 47 vjeç, banues në fshatin Sanxhak. Në muajin gusht të këtij viti, Gjykata e Lezhës i ka...
Burimi:
kohajone.com