Plagosi dy persona në Laparakë mbëmjen e djeshme, arrestohet autori

Plagosi dy persona në Laparakë mbëmjen e djeshme, arrestohet autori

Policia e Tiranës ka arrestuar Arbër Krashin, i cili ishte shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen e mbrëmjes së 8 shtatorit në Laprakë, ku mbetën të plagosur me armë zjarri dy persona. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:20 në zonën e “Fushës”, në Laprakë. Nga të shtënat u plagosën 35-vjeçari Dashamir Tahiri dhe 39-vjeçari Bledar Dauti. Të dy u dërguan në spital dhe, sipas policisë, ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Fillimisht, uniformat blu shpallën në kërkim Arbër Krashin, me qëllim marrjen e tij në pyetje dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë, të plagosurit nuk kanë dhënë sqarime të plota për motivet e konfliktit apo autorin e të shtënave. Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje pas marrjes së njoftimit dhe nisi hetimet për dokumentimin e plotë...