Plagosi babanë e ish-bashkëjetueses, caktohet “arrest me burg” për dajën e Zegjine Çaushit
Gjykata e Fierit ka lënë në burg Bledar Bakajn, 52-vjeçarin i cili akuzohet se goditi me drapër 67-vjeçarin Enver Gremaj në fshatin Suk të Roskovecit. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:30 të së dielës, kur 52-vjeçari dyshohet se ka shkuar në banesën e 67-vjeçarit dhe e ka goditur me drapër në këmbë, duke i shkaktuar dëmtime të rënda. Konflikti dyshohet se ka nisur pas shkeljes së një urdhri mbrojtjeje të vendosur nga gjykata në favor të ish-bashkëjetueses së Bakajt. Sipas autoriteteve, 52-vjeçari ka shkuar në banesën ku ndodhej 34-vjeçarja dhe më pas ka nisur konflikti. Gjatë marrjes në pyetje në Komisariatin e Fierit, Bakaj ka mohuar akuzat dhe ka deklaruar se do të japë versionin e tij para gjykatës. Ndaj tij rëndojnë akuzat për “Plagosje të...
Burimi:
gijotina.com