Plagosi 22-vjeçarin në Lezhë dhe i vodhi makinën, arrestohet në Rinas 47-vjeçari (Emri)
Policia ka arrestuar në aeroportin e Rinasit një 47-vjeçar të shpallur në kërkim, i dyshuar për plagosjen me armë zjarri të një të riu dhe vjedhjen e automjetit të tij në Lezhë. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, i arrestuari është Klodian Ndoj, 47 vjeç, banues në fshatin Sanxhak, i cili u ndalua ndërsa tentonte të largohej nga territori shqiptar. Operacioni u realizua nëpërmjet bashkëpunimit mes specialistëve për Hetimin e Krimeve të Rënda, shërbimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin dhe Policisë Kufitare në Rinas. Ngjarja për të cilën akuzohet 47-vjeçari ndodhi në korrik të këtij viti, në fshatin Sanxhak. Sipas hetimeve, gjatë një konflikti për motive të dobëta, Ndoj dyshohet se plagosi me armë zjarri shtetasin V. P., 22 vjeç, dhe më pas i vodhi automjetin....
Burimi:
gijotina.com