Plagoset me thikë 60 vjeçari në Korçë, arrestohet autori 65 vjeçar
Një 60-vjeçar është plagosur me thikë në qafë pas një konflikti të çastit me një 65-vjeçar në qytetin e Korçës, ndërsa autori i dyshuar është kapur nga policia. Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në qytet, në afërsi të postës. Mësohet se shkaku ka qenë një konflikt ccasti mes dy personave, ndërsa i plagosuri ka marrë një plagë të lehtë në pjesën e qafës. Sipas të dhënave, ky i fundit është jashtë rrezikut për jetën. Pak pas ngjarjes, shërbimet e komisariatit kanë bërë të mundur kapjen e autorit, me iniciale N.H. ndërsa po bëjnë veprimet e mëtejshme për arrestimin e tij. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Burimi:
syri.net