Plagoset me armën e shërbimit ushtari në Bazën Ajrore të Kuçovës, në gjendje të rëndë
Një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës është vetëplagosur me armën e shërbimit gjatë kohës që ishte në detyrë roje. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30–17:00. Sipas burimeve pranë Spitalit të Kuçovës dhe Bazës Ajrore, ushtari me inicialet O. D. ka marrë një plagë me armë zjarri në kraharor, pranë zemrës. Pas ngjarjes, ai është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku stafi mjekësor i ka administruar dopaminë për stabilizimin e gjendjes. Burimet bëjnë me dije se gjendja e ushtarit paraqitet e rënduar dhe ai ndodhet edhe në gjendje shoku emocional. Ndërkohë, po shqyrtohet mundësia e transportimit të tij drejt një spitali në Tiranë për trajtim të mëtejshëm. Mësohet se ushtari ishte në shërbim roje në momentin kur ndodhi ngjarja dhe se ishte bërë...
Burimi:
syri.net