Plagosën me thika dy vëllezër në Sarandë, arrestohen në flagrancë 3 të rinjtë

Plagosën me thika dy vëllezër në Sarandë, arrestohen në flagrancë 3 të rinjtë

Tre persona janë arrestuar në flagrancë nga policia pasi plagosën me thikë 2 vëllezër. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Sarandë, ku sipas policisë 3 të rinjtë kanë goditur me mjet prerës 2 vëllezërit gjatë një sherri të ndodhur mes 2 palëve. Njoftimi i plotë i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit: A., 22 vjeç, A. S., 19 vjeç dhe E. B., 19 vjeç, banues në Sarandë. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:35, në lagjen nr. 1, Sarandë, janë konfliktuar, dyshohet për motive të dobëta, me dy shtetas (vëllezër). Gjatë konfliktit, dy vëllezërit, M. Sh., 20 vjeç, dhe E. Sh., 25 vjeç, janë goditur me mjete prerëse dhe ndodhen nën kujdesin...