Plagosën me mjete prerëse dy vëllezër në Sarandë, arrestohen në flagrancë tre të rinj

Plagosën me mjete prerëse dy vëllezër në Sarandë, arrestohen në flagrancë tre të rinj

Tre të rinj janë vënë në pranga nga Policia e Sarandës, pasi akuzohen se kanë plagosur me mjete prerëse dy vëllezër gjatë një konflikti të çastit. Në pranga kanë rënë shtetasit K. A., 22 vjeç, si dhe A. S. e E. B., të dy nga 19 vjeç, të gjithë banues në qytetin e Sarandës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, rreth orës 22:35, në lagjen nr. 1 të qytetit bregdetar. Sipas policisë, tre të arrestuarit janë konfliktuar për motive të dobëta me vëllezërit M. Sh., 20 vjeç, dhe E. Sh., 25 vjeç. Gjatë përplasjes, dy vëllezërit janë goditur me mjete prerëse dhe ndodhen aktualisht në spital nën kujdesin e mjekëve. Reagimi i menjëhershëm i shërbimeve të policisë bëri të mundur identifikimin dhe kapjen në...