Plaçkitje dhe përplasje në Rrugën e Dibrës, policia ndjek protestuesit
foto nga rruga e dibres gjate protestes TIRANË- Situata në zonën e Rrugës së Dibrës është tensionuar, ku krahas plaçkitjes së disa bizneseve, protestuesit janë përfshirë në përplasje me forcat e policisë. Sipas informacioneve disa protestues ishin ulur në hyrje të Rrugës së Dibrës, ndërsa të tjerë po vidhnin në biznese, kur efektivët mbërritën nga Rruga e Barrikadave. Në kryqëzimin mes dy rrugëve ka ende biznese të hapura, ndërsa në zonë po digjen flakadanë dhe tre kosha mbeturinash. Pas mbërritjes së policisë protestuesit janë shpërndarë nëpër rrugët dhe rrugicat e qytetit, ndërsa efektivët u janë vënë pas. Gjatë përplasjeve protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të policisë, e cila po përdor gaz lotsjellës dhe armë që qëllojnë me fishekë gome për t'i shpërndarë. Situata mbetet e...
Burimi:
zeri.ai