PL kërkon interpelancë me ministrin Malaj: Çfarë masash do të merrni për të ulur çmimet e ushqimeve dhe karburantit?

PL kërkon interpelancë me ministrin Malaj: Çfarë masash do të merrni për të ulur çmimet e ushqimeve dhe karburantit?

Partia e Lirisë kërkon që ministri i Financave, Petrit Malaj të japë llogari në Kuvend për çmimet e larta të ushqimeve dhe karburanteve dhe masat që qeveria parashikon për të lehtësuar kostot për familjet. Kreu i grupit parlamentar të PL-së, Tedi Blushi ka kërkuar interpelancë me ministrin, duke argumentuar se çmimet e ushqimeve në Shqipëri po rriten më shpejt se në vendet e Bashkimit Europian. “Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat, në muajin korrik çmimet e ushqimeve në Shqipëri u rritën rreth 3.2%, kundrejt vetëm 0.6% në Bashkimin Europian. Ushqimet në Shqipëri po shtrenjtohen më shumë se pesë herë më shpejt se mesatarja europiane”, thuhet në kërkesë. Në kërkesën për interpelancë, Partia e Lirisë ngre si problem edhe taksat mbi ushqimet dhe karburantet....