Pjesëmarrja e votuesve në Izrael, 77.7 përqind!
Pas zgjedhjeve në Izrael dhe rezultateve të para të pjesshme të numërimit të votave, ka një garë të ngushtë për shumicën në parlament. Si Eisenkot ashtu edhe Netanyahu kanë njoftuar se duan të krijojnë qeverinë. Në zgjedhjet parlamentare në Izrael, sipas të dhënave zyrtare pas numërimit të rreth gjysmës së votave, blloku konservator i krahut të djathtë i kryeministrit Benjamin Netanyahu kryeson përpara bllokut opozitar. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Izraelit, partia Likud e Netanyahut dhe aleatët e saj, pas numërimit të 52 përqind të votave, kanë siguruar 55 nga 120 ulëset në parlament. Ndërkohë, aleanca opozitare e udhëhequr nga Gadi Eisenkot ka fituar deri tani 49 mandate. Por rezutatet mund të ndryshojnë. Nga ana tjetër, partitë që përfaqësojnë qytetarët arabë të Izraelit kanë...
Burimi:
kohajone.com