Pisha e dëmtuar nga zjarri bie në rrugë, bllokohet aksi Levan-Fier
Prej rreth një ore, aksi rrugor Levan-Fier vijon të jetë i bllokuar për qarkullimin e automjeteve. Shkak është bërë një pishë e dëmtuar nga zjarri, e cila është rrëzuar në mes të rrugës, duke penguar lëvizjen e automjeteve në këtë aks. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për prerjen dhe largimin e trungut nga rruga, ndërsa në terren ndodhet edhe Policia Rrugore për menaxhimin e qarkullimit. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv