PISA 2025/ Rama: Nga fundi në krye, Shqipëria sot e para në matematikë
Kryeministri Edi Rama ka folur për rezultatet e Shqipërisë në testimin ndërkombëtar PISA 2025, gjatë episodit të sotëm të podcastit “Flasim”. Rama e ka cilësuar rezultatin pozitiv si dëshmi të punës së bërë për përmirësimin e sistemit arsimor në vend. Sipas tij, ndryshimet janë rezultat i një procesi të gjatë dhe i përpjekjeve për të rritur cilësinë në arsim. Kryeministri përmendi përmirësimet në infrastrukturën shkollore, tekstet mësimore, administrimin e institucioneve arsimore, si edhe forcimin e rolit të drejtuesve të shkollave përmes trajnimeve në Shkollën e Drejtorëve. Rama vlerësoi gjithashtu kontributin e nxënësve dhe bashkëpunimin mes shkollës dhe prindërve, duke theksuar se rezultatet e PISA-s nuk janë vetëm meritë e një faktori të vetëm. Ai tha se Shqipëria e ka nisur këtë proces nga nivelet më...
Burimi:
kohajone.com