Piktori Edison Abazi krijon portretin e veçantë, përdor 4 mijë metra fije dhe 13 mijë thumba për veprën e re
Ky është portreti i gruas shqiptare sipas imagjinatës së piktorit Edison Abazi, që ka ndërthurur elementët tradicionale me ato modern për realizimin e kësaj vepre. “Jam munduar t’i kombinoj ngjyrat sipas formatit të portretit. Jam munduar t’i miksoj që të dalë siç unë e kam fantazuar dhe që njëkohësisht të jetë brenda konturit të hijes shqiptare”, tha Edison Abazi, piktor. Teknika që artisti përdor është string art, arti i fijeve, ku fija thuret mes thumbave. Një punim që kërkon kreativitet dhe precision në punim. Për këtë vepër të përmasave të mëdha, Abazit i janë dashur katër muaj punë. “Janë përdorur rreth 4.5 kilogramë thumba dhe 4000 metër fije. Mund të jenë rreth 12 ose 13 miijë thumba, të cilët ngulen një më një me çekiç”....
Burimi:
kultplus.com