Pianistja shqiptare Anila Aliu interpreton kryeveprën kineze “Liang Zhu”

Pianistja shqiptare Anila Aliu interpreton kryeveprën kineze “Liang Zhu”

Pianistja shqiptare Anila Aliu është rikthyer në Singapor nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me ftesë të kompanisë muzikore Ding Yi Music Company, për të interpretuar koncertin për piano “Liang Zhu”, nën drejtimin e dirigjentit Dedric Wong. Përmes një postimi, Aliu e ka cilësuar këtë përvojë si një nder të veçantë dhe një moment me domethënie të veçantë artistike e kulturore. Ajo ka interpretuar muzikë kineze para publikut aziatik, në mesin e artistëve dhe personaliteteve të njohura, përfshirë politikanë, ambasadorë, dirigjentë, drejtues të institucioneve kulturore të Singaporit, si dhe anëtarë të delegacionit të ish-kryeministrit. Për pianisten shqiptare, kjo paraqitje përbën një dëshmi të fuqisë së muzikës për të kapërcyer kufijtë gjeografikë dhe për të afruar kultura të ndryshme. Aliu ka shprehur mirënjohjen për ftesën, vlerësimin...