Pesticidet e ndaluara në BE/ Vuksani: Tregtohen në Shqipëri me urdhër ministri, ‘boomerang’ për produktet shqiptare

Pesticidet e ndaluara në BE/ Vuksani: Tregtohen në Shqipëri me urdhër ministri, ‘boomerang’ për produktet shqiptare

  Për kreun e Departamentit të Bujqësisë në PD, Gjok Vuksani, tregtimi i pesticticideve të ndaluara nga BE në tregun shqiptar po kthehet në një boomerang për vetë produktet ‘Made in Albania’ që tregtohet në vendet evropiane. I ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Vuksani tha se tregtimi i pesticideve me urdhër të Ministrit të Bujqësisë, po bëhet me qëllim për të favorizuar kompani e produkte të caktuara që hyjnë në Shqipëri. Sipas Vuksanit, në Ministrinë e Bujqësisë ekziston një komision që licencon e certifikon produketet e mbrojtjes së bimëve, të cilët kanë patur njohuri për këto pesticide të ndaluara. Këto ndryshime e vendime janë marrë me qëllim për të favorizuar kompani e produkte të caktuara që hyjnë në Shqipëri. Jo se nuk kanë...