Pesë xhudistë të Kosovës do të garojnë në Grand Slam Hungary 2026

Pesë xhudistë të Kosovës do të garojnë në Grand Slam Hungary 2026

9 September, 2026 - 16:20 Pesë xhudistë të Kosovës do të marrin pjesë në një nga garat më të mëdha të xhudos, Grand Slam Hungary 2026, që do të zhvillohet nga 11 deri më 13 shtator në Budapest të Hungarisë. Sipas Federatës së Xhudos së Kosovës, në këtë turne do të garojnë 531 sportistë nga 70 shtete dhe gjashtë kontinente, ndërsa gara ndiqet çdo vit nga mijëra shikues. Kosova do të përfaqësohet nga pesë garues: Fatjona Kasapi në kategorinë deri në 52 kilogramë;Flaka Loxha në kategorinë deri në 57 kilogramë;Laura Fazliu në kategorinë deri në 63 kilogramë;Akil Gjakova në kategorinë deri në 73 kilogramë;Dardan Cena në kategorinë deri në 73 kilogramë. Xhudistët kosovarë do të udhëhiqen nga kryemjeshtri Driton Kuka dhe trajnerja Majlinda Kelmendi. Grand...