Pesë të arrestuar pranë bazës amerikane në Britani/ Dyshohet për komplot me eksplozivë

Pesë të arrestuar pranë bazës amerikane në Britani/ Dyshohet për komplot me eksplozivë

Zhvillime të reja janë raportuar nga incidenti pranë bazës ajrore RAF Fairford në Britani, ku policia arrestoi pesë burra nën dyshimin për përgatitjen e një akti terrorist dhe vepra penale me eksplozivë. Njësitë britanike për çaktivizimin e bombave vijojnë kontrollet në zonën pranë bazës, ndërsa tre automjete po kontrollohen nga ekipet e specializuara. Për arsye sigurie, dhjetëra banesa pranë vendngjarjes u evakuuan. Policia kundër terrorizmit tha se pesë të dyshuarit mbeten në paraburgim dhe se hetimi është ende në fazat e para. Nuk është bërë i ditur motivi dhe as identiteti i tyre. Sipas raportimeve në mediat britanike, banorët e zonës mund të kenë luajtur rol në njoftimin e autoriteteve. Kjo bie ndesh me deklaratën e Presidentit amerikan Donald Trump, i cili tha se të...