Pesë përfundimet kryesore nga rezultatet e zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA
Demokratët arritën një seri fitoresh befasuese të martën, duke shënuar rritje prej më shumë se 20 pikësh përqindjeje në shtete republikane, përfshirë Teksasin, Karolinën e Jugut dhe Kansasin. Votuesit në shtete të ndryshme të vendit braktisën partinë e presidentit në favor të demokratëve, duke dhënë një verdikt të ashpër ndaj rikthimit të Donald Trump-it në presidencë. Kjo ndodhi në zgjedhje ku Trump u kërkoi votuesve të silleshin sikur emri i tij të ishte në fletën e votimit. Këto janë pesë përfundimet kryesore të Financial Times. Vala blu në mbarë vendin Kandidatët demokratë për Senat rritën ndjeshëm përqindjen e votave në krahasim me rezultatin e zgjedhjeve presidenciale dy vjet më parë. Në Teksas, Karolinën e Jugut dhe Kansas, shtete që Trump i fitoi me diferencë dyshifrore...
Burimi:
syri.net