Përurohet ndërtesa e re e FShMN-së në Prishtinë, Çeku: Në qendër janë studentët

Përurohet ndërtesa e re e FShMN-së në Prishtinë, Çeku: Në qendër janë studentët

Në Ditën e Studentëve është përuruar ndërtesa e re e Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore të Universitetit të Prishtinës, në një ceremoni ku morën pjesë kryeministri Albin Kurti, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, dhe përfaqësues të Universitetit të Prishtinës. Sipas Çekut, objekti i ri u ofron studentëve dhe stafit akademik hapësira moderne për mësim dhe kërkim shkencor, përfshirë laboratorë të specializuar. Ndërtesa përfshin gjithashtu bibliotekë dhe hapësira për mësim e bashkëpunim në fushat e matematikës, fizikës, kimisë, biologjisë dhe gjeografisë. Çeku tha se përmes Strategjisë së re të Arsimit 2035+ synohet që investimet në arsimin e lartë të lidhen më ngushtë me cilësinë e studimeve dhe zhvillimin e shkencës. Sipas tij, universitetet duhet të krijojnë dije...