Përshkallëzohet lufta tregtare, Trump kërcënon të ndalojë shitjen e avionëve ‘Bombardier’ nëse s’prodhohen në SHBA, Kanadaja vendos tarifa 20 mld USD

Përshkallëzohet lufta tregtare, Trump kërcënon të ndalojë shitjen e avionëve ‘Bombardier’ nëse s’prodhohen në SHBA, Kanadaja vendos tarifa 20 mld USD

Përplasja tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë po hyn në një fazë të re tensioni. Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të ndalojë shitjen në SHBA të avionëve të kompanisë kanadeze Bombardier, nëse ata nuk prodhohen në territorin amerikan. Kërcënimi i Trump erdhi vetëm pak orë përpara hyrjes në fuqi të tarifave të reja të Kanadasë ndaj produkteve amerikane, me vlerë rreth 20 miliardë dollarë. Masat e Otavës hynë në fuqi në orën 00:01 të së martës dhe përfshijnë një rritje të ndjeshme të tarifave për disa kategori mallrash amerikane. Ndër masat më të forta është rritja në 50% e tarifave për çelikun dhe aluminin amerikan, duke barazuar nivelin e taksave që SHBA-ja aplikon ndaj këtyre produkteve kanadeze. Tarifa të reja do...