Përshkallëzohet lufta dhe rriten tensionet, Irani bombardon 2 anije amerikane në Hormuz!

Përshkallëzohet lufta dhe rriten tensionet, Irani bombardon 2 anije amerikane në Hormuz!

Garda Revolucionare Islamike e Iranit (IRGC) deklaroi se marina iraniane ka goditur një mjet lundrues amerikan pa ekuipazh në ngushticën e Hormuzit. Sipas IRGC-së, bëhet fjalë për një mjet të tipit “Saildrone”. Forcat iraniane pretendojnë se sulmi pengoi atë që e cilësuan si “mision agresiv”. Ngjarja ndodhi në një kohë tensionesh të larta mes Iranit dhe SHBA-së në rajon. IRGC nuk dha në deklaratën e saj detaje të mëtejshme mbi dëmet apo pasojat e incidentit. Pamjet satelitore të programit europian Copernicus tregojnë njolla kafe në det, rreth 20 km larg brigjeve të Iranit, në lindje të ngushticës së Hormuzit. Një tjetër pamje e së enjtes tregon gjurmë të ngjashme dhe të zgjatura në sipërfaqen e ujit. Sipas AFP-së dhe ekspertëve që analizuan pamjet, bëhet fjalë...