Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran, Trump: Jemi të përgatitur për një sulm tjetër, kurdo që të duam

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran, Trump: Jemi të përgatitur për një sulm tjetër, kurdo që të duam

Një përshkallëzim i ri po regjistrohet në konfliktin mes SHBA-së dhe Iranit. Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëron se Uashingtoni është i gatshëm të ndërmarrë një tjetër operacion ushtarak, ndërsa Teherani ka vijuar me sulme me raketa dhe dronë kundër bazave amerikane në Kuvajt. Duke folur me gazetarët në Zyrën Ovale, Trump iu referua operacioneve të fundit ushtarake amerikane dhe deklaroi se SHBA-ja është e gatshme të ndërmarrë sulme të tjera “Ne neutralizuam të gjitha pajisjet e reja që ata u përpoqën të ndërtonin përgjatë Ngushticës së Hormuzit – disa mbrojtëse, disa sulmuese. Ishte një sulm shumë i ashpër mbrëmë dhe ne jemi të përgatitur të kryejmë një tjetër kur të duam”, u shpreh Trump. Presidenti amerikan vlerësoi gjithashtu se operacionet ushtarake nuk do të zgjasin...