Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, rebelët Huthi sulmojnë me raketa aeroportet saudite! Të paktën 3 të vrarë dhe 36 të plagosur
Tre persona kanë humbur jetën dhe 36 të tjerë janë plagosur në sulmet ndaj dy aeroporteve në Arabinë Saudite, ndërsa konflikti në Jemen është përshkallëzuar ndjeshëm. Tre persona janë vrarë në sulmet ndaj aeroporteve saudite, njoftuan autoritetet e aviacionit civil të Arabisë Saudite. Sulmet vijnë në një moment kur luftimet në Jemen mes rebelëve Huthi dhe forcave qeveritare të mbështetura nga Arabia Saudite janë intensifikuar. Sipas autoriteteve, një person u vra dhe tetë të tjerë u plagosën në një sulm ndaj Aeroportit Ndërkombëtar King Khalid në Riad. Ndërkohë, në sulmin ndaj objekteve të aeroportit të Abhas, dy persona humbën jetën dhe 28 të tjerë u plagosën. Autoritetet saudite nuk kanë bërë të ditur se cili prej sulmeve ndodhi të martën dhe cili të mërkurën. Koalicioni...
Burimi:
javanews.al