Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, Huthitë godasin Arabinë Saudite, të paktën 73 të plagosur!
Të paktën 73 persona janë plagosur pas një vale sulmesh me raketa dhe dronë të kryera nga rebelët Huthi të mbështetur nga Irani ndaj disa qyteteve në Arabinë Saudite. Sulmet kanë goditur zona civile dhe ekonomike në Abha, Khamis Mushait, Jazan dhe Najran, në jugperëndim të vendit. Mes të plagosurve raportohet se ka gra dhe fëmijë. Ministria saudite e Energjisë njoftoi se sulmet shkaktuan zjarre në disa pika në rajonin jugor të vendit. Për pasojë, disa operacione u ndërprenë përkohësisht. Autoritetet saudite i kanë cilësuar sulmet si një përshkallëzim serioz dhe kanë paralajmëruar një përgjigje të fortë ndaj Huthive. Gjeneralmajori Turki Al-Maliki, zëdhënës i koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite, tha se forcat e koalicionit do të përballen me vendosmëri me sulmet. Edhe Ministria e...
Burimi:
javanews.al