‘Përputhje e fortë mes SHBA-së, Ukrainës dhe Europës’, Zelensky dhe të dërguarit e Trump-it vlerësojnë përparimin në bisedime
Bisedimet e zhvilluara të martën mes Volodymyr Zelensky-t dhe të dërguarve të Donald Trump-it kanë sjellë përparim të ndërsjellë, vlerësuan të dyja palët. Kjo ndodhi pavarësisht faktit se presidenti amerikan po vazhdon të ushtrojë presion ndaj homologut të tij ukrainas, me synimin për ta detyruar të arrijë një marrëveshje me Moskën. Në Oslo, Zelensky zhvilloi bisedime me të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner, ky i fundit përmes videokonferencës për shkak të problemeve shëndetësore, si dhe me drejtuesit e Norvegjisë dhe Finlandës. Presidenti ukrainas përshëndeti rikthimin e shkëmbimit të informacioneve të inteligjencës amerikane dhe kërkoi që Ukraina të jetë pjesë e çdo negociate që lidhet me të ardhmen e vendit. Nga ana tjetër, një zyrtar amerikan i përshkroi për AFP-në bisedimet si “shumë produktive...
Burimi:
syri.net