Përplasje te Kryeministria, protestuesit tentojnë të bllokojnë mjetin e policisë pas shoqërimit të dy aktivistëve
Një grup të rinjsh dhe qytetarësh janë mbledhur sërish pasditen e sotme përpara godinës së Kryeministrisë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, duke vijuar protestën. Grumbullimi i qytetarëve u shoqërua edhe me momente tensioni. Gjatë qëndrimit përballë godinës qeveritare, “është shënuar edhe një incident ndërmjet protestuesve dhe forcave të policisë”, si pasojë e të cilit janë ndaluar dy aktivistë. Shoqërimi i tyre ka shkaktuar reagim tek protestuesit, të cilët kanë rrethuar furgonin e policisë duke tentuar të mos lejojnë shoqërimin e dy aktivistëve nga policia.
Burimi:
javanews.al