Përplasje para Kryeministrisë, hidhet gaz lotsjellës dhe ujë me presion, protestuesit rezistojnë
foto nga protesta TIRANË- Situata është tensionuar para Kryeministrisë teksa turma e protestuesve është përballur me forcat e policisë, të cilat kanë përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të ndaluar avancimin e tyre drejt institucionit. Pavarësisht ndërhyrjes protestuesit kanë vijuar të qëndrojnë në shesh dhe të rezistojnë, ndërsa përplasjet janë shoqëruar me hedhje të përsëritura të gazit lotsjellës. Tensionet nuk janë kufizuar vetëm në zonën para Kryeministrisë. Gaz lotsjellës është hedhur edhe pranë Ministrisë së Brendshme ku sipas pamjeve të siguruara nuk raportohet të ketë pasur përplasje të drejtpërdrejta. Përdorimi i gazit lotsjellës ka ngritur shqetësime edhe për praninë e fëmijëve në protestë, ndërsa situata vijon të mbetet e tensionuar në zonat ku janë mbledhur protestuesit./ZËRI
Burimi:
zeri.ai