Përplasje në Filipine për vizitën e Trump, qytetarët dalin në rrugë kundër presidentit amerikan!

Përplasje në Filipine për vizitën e Trump, qytetarët dalin në rrugë kundër presidentit amerikan!

Qindra protestues kanë dalë në rrugët e Manilës, në Filipine, kundër vizitës së presidentit amerikan, Donald Trump, i cili do të marrë pjesë në samitin e liderëve të ASEAN-it. Demonstrata është shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, teksa turma tentoi t’i afrohej vendit ku do të zhvillohej samiti. Protestuesit, pjesë e Aleancës së Re Patriotike, kundërshtuan praninë e presidentit amerikan dhe kërkuan më shumë vëmendje ndaj çështjeve sociale dhe politike në vend. Udhëheqësi i protestës kritikoi presidentin filipinas, duke e akuzuar se mirëpret liderët e huaj, ndërsa lë në plan të dytë shqetësimet e qytetarëve filipinas. Protestat pritet të vijojnë përgjatë samitit të 49-të të ASEAN-it, që zhvillohet deri më 17 nëntor. Në fokus të diskutimeve mes liderëve të rajonit dhe përfaqësuesve...