Përplasje fatale në Kavajë/ 49-vjeçari humb jetën mbi motor

Përplasje fatale në Kavajë/ 49-vjeçari humb jetën mbi motor

Një tjetër aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në Kavajë. Ngjarja ndodhi rreth orës 09:05 në aksin rrugor Gosë–Vilëbashtovë, ku një automjet u përplas me një motomjet. Përplasja rezultoi fatale për drejtuesin e motorit, Laurel Alite, 49 vjeç, i cili humbi jetën si pasojë e aksidentit. Automjeti tjetër drejtohej nga Caci Novaku. Në vendngjarje mbërriti grupi hetimor, ndërsa deri në këtë fazë autoritetet nuk kanë bërë publike dinamikën e plotë të përplasjes apo shkakun që çoi në aksident. Hetimet vijojnë për të përcaktuar mënyrën se si dy mjetet u përplasën dhe përgjegjësinë për ngjarjen. Aksidenti i rëndë në Kavajë i shtohet bilancit të viktimave në rrugët e vendit, ndërsa mbetet për t’u sqaruar se çfarë ndodhi në sekondat përpara përplasjes...