Përplasje e pa precedent, rebelim në LDK/ Kurti akuzon e bën presion: Zgjedhjet në horizont
Kriza institucionale në Kosovë thellohet pas përplasjes brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president. Gjashtë deputetë të LDK-së kanë deklaruar publikisht se nuk do ta mbështesin kandidaturën e Sejdiut, pavarësisht marrëveshjes së arritur mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e cilësoi vendimin si një goditje të rëndë ndaj procesit dhe paralajmëroi se kjo situatë mund ta çojë Kosovën drejt zgjedhjeve të reja. Abdixhiku tha se do të vazhdojë përpjekjet deri në momentin e fundit për të siguruar votat e nevojshme për presidentin. Nga ana tjetër, kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se marrëveshja me LDK-në qëndron, por pranoi se situata ka ndryshuar dhe se nevojiten takime të reja me Abdixhikun dhe strukturat e partive. Kurti i...
Burimi:
ntv.al