Përplasja…Kur aleatët bëhen armiq/ Londra dhe Tel Avivi në luftë diplomatike

Përplasja…Kur aleatët bëhen armiq/ Londra dhe Tel Avivi në luftë diplomatike

Marrëdhëniet mes Britanisë së Madhe dhe Izraelit janë përfshirë në një përplasje të fortë diplomatike, pas vendimit të Londrës për të ndërmarrë masa ndaj mallrave që vijnë nga kolonitë izraelite në Bregun Perëndimor. Qeveria britanike argumenton se zgjerimi i kolonive dhe dhuna e kolonëve kërcënojnë perspektivën e zgjidhjes me dy shtete dhe kanë ndikuar në vendimin për të kufizuar tregtinë me këto territore. Përgjigjja e Izraelit ka qenë e menjëhershme. Ministri i Jashtëm, Gideon Saar, ka njoftuar mbylljen e konsullatës britanike në Jerusalemin Lindor, e cila ka një rol të rëndësishëm në marrëdhëniet e Londrës me palestinezët. Tel Avivi ka paralajmëruar gjithashtu ndalimin e hyrjes në Izrael për 12 zyrtarë britanikë, ndërsa ka njoftuar edhe masa të tjera ndaj përfaqësuesve dhe aktiviteteve britanike. Saar e...