Përplasja te hotel “Regina” e biznesmenëve Vasil Bedinaj dhe Luan Muça, reagon drejtori i Policisë së Shtetit

Përplasja te hotel “Regina” e biznesmenëve Vasil Bedinaj dhe Luan Muça, reagon drejtori i Policisë së Shtetit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka reaguar nga Kukësi në lidhje me ngjarjen e konfliktit të dy biznesmenëve në Vlorë, Vasil Bedinajt dhe Luan Muçës. Skënder Hita tha se policia reagoi menjëherë pas marrjes së njoftimit dhe aktualisht po vijojnë hetimet për të zbardhur detaje nga ngjarja dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë. “Ngjarja e Vlorës ishte një ngjarje që, në marrjen e njoftimit në momentin e parë, u angazhuan shumë shpejt forcat policore. U bë i mundur ndalimi dhe kapja në flagrancë e disa prej autorëve, të cilët u vunë menjëherë në masën e arrestit në flagrancë. Vazhdoi hetimi për orë të tëra dhe, edhe në këto momente që jemi së bashku, vazhdojnë veprimet procedurale, edhe në bashkëpunim...