Përplasja Rama-Veliaj/ Ekspertët: Duhet parë si konflikt mes dy klaneve, jo si çështje alternativash

Përplasja Rama-Veliaj/ Ekspertët: Duhet parë si konflikt mes dy klaneve, jo si çështje alternativash

Në një klimë të tensionuar nga protestat kundër qeverisë, ekspertët dyshojnë se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, po përpiqet të ndërtojë imazhin e një “të burgosuri politik”, ndërsa pret të dalë në gjyq për akuzat për korrupsion. BIRN Më 26 tetor, një ditë pasi presidenti serb Aleksandër Vuçiç pranoi humbjen përballë një lëvizjeje të udhëhequr nga studentët, në një proces zgjedhor me rëndësi historike, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, publikoi një mesazh me nënkuptime të qarta ndaj kreut të qeverisë shqiptare, i cili ka qëndruar në pushtet për një periudhë pothuajse po aq të gjatë sa Vuçiçi. “Urime studentëve për rrëzimin e makiavelistit dhe populistit të Beogradit!”, shkroi Veliaj në Facebook, nga qelia e burgut. “Lëvizjet dhe protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por...