Përplasja për pagat e magjistratëve/ Karanxha: KLGJ duhej të reagonte para skadimit të afatit

Përplasja për pagat e magjistratëve/ Karanxha: KLGJ duhej të reagonte para skadimit të afatit

Përplasja institucionale për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve vijon të jetë në qendër të debatit mbi marrëdhëniet mes pushtetit ekzekutiv dhe sistemit të drejtësisë. Ish-prokurori Ervin Karanxha, në një intervistë tha se konflikti duhet të zgjidhet përmes dialogut institucional dhe transparencës. Sipas tij, në këtë proces ka munguar bashkëveprimi mes institucioneve, veçanërisht përpara përfundimit të afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese. Karanxha argumentoi se Këshilli i Lartë Gjyqësor duhej të kishte reaguar përpara datës 31 korrik, afat i lidhur me procesin e hartimit të kuadrit të ri ligjor për pagat. Sipas tij, KLGJ duhej të kishte thirrur një tryezë me institucionet përkatëse përpara përfundimit të këtij afati, në mënyrë që të shmangej përshkallëzimi i konfliktit. “Duhet të ishte thirrur një tryezë. Pra, duhet të ishte...