Përplasja për mbylljen e Instagramit, Rama sulmon përsëri Demokratët Europianë: Aludim i paturpshëm

Përplasja për mbylljen e Instagramit, Rama sulmon përsëri Demokratët Europianë: Aludim i paturpshëm

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj Partisë Demokratike Europiane pas debatit për bllokimin e llogarive të opozitës dhe aktivistëve shqiptarë në rrjetet sociale. Rama akuzoi Demokratët Europianë për “aludim të turpshëm”, ndërsa këta të fundit këmbëngulin se kanë kërkuar vetëm transparencë nga Meta dhe Komisioni Europian. Kryeministri Edi Rama ka vijuar përplasjen në distancë me Partinë Demokratike Europiane (EDP), pas shqetësimeve të ngritura prej saj lidhur me kufizimin ose çaktivizimin e dhjetëra llogarive të opozitës dhe aktivistëve shqiptarë. Në një reagim në platformën X, Rama e cilësoi qëndrimin e Demokratëve Europianë si “një tjetër nivel të ulët”, duke pretenduar se postimi i tyre i mëparshëm përmbante një aludim të papranueshëm ndaj tij. “Jo, ky është një tjetër nivel i ulët. Ajo që më revoltoi...