Përplasja me Trumpin/ Kanadaja kthen sytë nga Europa: Na pranonin edhe ne në Union
Përplasja me Shtetet e Bashkuara po shtyn Kanadanë drejt një afrimi të paprecedentë me Evropën. Kryeministri kanadez Mark Carney po shqyrton mundësinë e krijimit të një statusi të ri që do ta afronte Kanadanë me Bashkimin Evropian, deri në pikën e një “anëtarësimi të asociuar”. Ideja, e raportuar nga Wall Street Journal, do të përbënte një zhvillim historik për marrëdhëniet mes Kanadasë dhe BE-së. Një status i tillë aktualisht nuk ekziston dhe do të kërkonte krijimin e një modeli të ri bashkëpunimi. Sipas raportimeve, Brukseli nuk e ka mbyllur derën për këtë mundësi. Pas dekadash ku Kanadaja ka qenë e lidhur ngushtë ekonomikisht dhe strategjikisht me Shtetet e Bashkuara, përshkallëzimi i konfliktit tregtar me Washingtonin po e shtyn Otavën të kërkojë alternativa në anën tjetër...
Burimi:
ntv.al