Përplasja me armë mes dy biznesmenëve te ‘Regina Palm’, shpallet në kërkim edhe ish-deputeti

Përplasja me armë mes dy biznesmenëve te ‘Regina Palm’, shpallet në kërkim edhe ish-deputeti

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim edhe ish-deputetin Bujar Muça, vëllai i Luan Muçës, i njohur si drejtues i “Delta Group”. Muça është përfshirë në listën e personave të kërkuar që prej ditës së djeshme, ndërsa ende nuk është bërë e qartë se çfarë roli dyshohet se ka pasur në ngjarjen që po hetohet. Në kuadër të hetimeve, grupi hetimor ka gjetur njolla gjaku në një prej automjeteve të sekuestruara. Ky detaj ka ngritur dyshimet se gjatë përplasjes mund të jetë plagosur edhe një person. Për të verifikuar këtë pistë, efektivët po kryejnë kontrolle në spitalet e Fierit, Vlorës dhe Tiranës, për të parë nëse është paraqitur ndonjë person me dëmtime që mund të lidhen me ngjarjen. Megjithatë, hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që gjaku...