Përplasja me aktivisten/ Braçe: Nuk pati as fyerje, as dhunë
Pas debatit të një dite më parë me aktivisten Arvina Lleshi gjatë një takimi me banorët pranë shkollës “Vasil Shanto”, deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale. Braçe ka dhënë versionin e tij për ngjarjen, duke mohuar që gjatë takimit të ketë pasur fyerje apo përplasje fizike ndaj aktivistes. Sipas deputetit socialist, Lleshi dhe persona të tjerë kanë ndërprerë takimin me banorët dhe kanë krijuar tension gjatë zhvillimit të tij. Braçe pretendon gjithashtu se aktivistja ka fyer disa prej banorëve që ndodheshin në takim. Braçe: “Nuk pati as fyerje, as përplasje fizike” Në reagimin e tij, deputeti kundërshton versionet që e paraqesin situatën si një përplasje fizike. Ai thekson se gjatë takimit nuk ka pasur dhunë...
Burimi:
ntv.al