Përplasja e Ramës me drejtësinë! Ka për qëllim të shpërqendrojë vëmendjen nga protestat
Kryeministri Edi Rama e nisi javën me një sulm publik ndaj gjyqtarëve për çështjen e përllogaritjes së pagave të tyre, pasi mazhoranca që ai drejton zvarriti zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje. “Historia e botës s’e ka parë që gjykatësit të thonë do t’i marrim paratë vetë nga thesari i shtetit se janë tonat dhe kjo “i kemi mbledhur vetë” është një hata më vete për nga shkalla rrëqethëse e paditurisë mbi funksionimin e shtetit,” shkruajti Rama në platformën X, duke komentuar një intervistë në media të kryetarit të Shoqatës së Gjyqtarëve, Engert Pëllumbi. Gjyqtarët dhe prokurorët janë një target i preferuar për kryeministrin Edi Rama gjatë viteve të fundit, pavarësisht çështjeve të ndryshme me të cilat ai angazhohet në debat. Në...
Burimi:
gijotina.com