Përplasja e aksionerëve, reagon “2A Group”: Aeroporti i Vlorës nuk do të bëhet kurrë pronë e Pacollit dhe Kulibajevit, SPAK ta hetojë!
Shoqëria 2A Group ka reaguar pas raportimeve se QKB-ja ka anuluar transferimin e kuotave të Aeroportit të Vlorës, duke pretenduar se kompania vijon të zotërojë 49% të aksioneve në bazë të kontratës noteriale. Përmes një deklarate, kompania e konsideron të kundërligjshëm ndryshimin e ekstraktit nga QKB-ja dhe i kërkon Prokurorisë së Tiranës dhe SPAK-ut të hetojnë sa më shpejt çështjen mes Valon Ademit dhe Behgjet Pacollit. Reagimi i plotë i A2 Group: “Pasuria nuk kthehet me tituj lajmesh 2A GROUP KA QENË, ËSHTË DHE MBETET ORTAKE ME 49% NË AEROPORTIN E VLORËS. Për mediat që po raportojnë se “QKB anulon transferimin e kuotave” dhe “i kthen Behgjet Pacollit 98% të pronësisë”, na duhet të sqarojmë se QKB ka ndryshuar ekstraktin. Nuk ka anuluar kontratën e...
Burimi:
javanews.al