Përplaset për vdekje nga dy makina i moshuari, arrestohen dy shoferët, njëri u largua nga vendngjarja
Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një 72-vjeçari është regjistruar në aksin rrugor Levan-Vlorë. Në pranga kanë rënë dy drejtuesit e automjeteve të përfshirë në aksident, të dy banues në Fier. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ku shtetasi A. B., 58 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka goditur me pasqyrën e tij këmbësorin B. Sh., 72 vjeç, banues në fshatin Levan. Pas goditjes, i moshuari është rrëzuar në rrugë dhe më pas është përplasur nga një automjet tjetër, me drejtues shtetasin E. I., 29 vjeç. Ky i fundit dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes pas aksidentit. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 72-vjeçari ka humbur jetën. Pas veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Fier kanë arrestuar dy...
Burimi:
javanews.al